Rice e refuzoi Cityn, sepse e sheh si klub plastik

Futboll

Rice e refuzoi Cityn, sepse e sheh si klub plastik

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:21
Declan Rice

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka përditësuar detaje të reja të marrëveshjes së Arsenalit me Declan Rice.

Arsenali ka arritur marrëveshje të plotë me West Hamin për Declan Rice, për një shumë prej 116 milionë eurosh dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Rol kyç në arritjen e sigurimin e këtij transferimi kishin Mikel Arteta dhe drejtori sportiv, Edu, ndërsa tani është zbuluar edhe një pikë kyçe që e shtyu Rice t’i bashkohet Arsenalit dhe jo, fituesit të tripletës, Manchester Cityt.

Bëhet e ditur se faktori kyç në këtë marrëveshje është Declan Rice, i cili nuk dëshironte transferimin te asnjë klub i llojit plastik. Babai i tij, Sean Rice e urren Manchester Cityn.

Rice dëshiron një lidhje të ngushtë me tifozët, dhe sheh pasion te klubi i Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat