Llapi sot 91 vite të themelimit si klub

Futboll

Llapi sot 91 vite të themelimit si klub

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:30
Tahir Batatina

Llapi i Podujevës ka 91 vite që është themeluar.

Klub që ka dhënë dhe po jep emra të mëdhenj të futbollit. 

“Urime 91-vjetori i themelimit të klubit tonë të zemrës, KF Llapi.

Kjo datë shënon themelimin e njërit prej klubeve më me traditë në Kosovë, klub që vit pas viti ka shënuar suksese të shkëlqyeshme dhe arritje historike duke fituar dy-herë radhazi Kupën e Kosovës dhe një-herë tjetër Superkupën.

Urime gjithë kontribuesve të klubit, ish-pjesëtarëve e futbollistëve të gjeneratave të ndryshme, duke filluar nga gjeneratat e sakrificës e deri tek gjeneratat e ditëve të sotme.

Urime bordit drejtues të tanishëm të klubit, aksionarëve, sponsorëve, trajnerëve, pjesëtarëve administrativ, futbollistëve të ekipit senior dhe gjithë futbollistëve të kategorive të reja.

Në 91-vjetorin e themelimit do mundohemi që sukseset të mos mungojnë dhe t'i bëjmë krenar gjithë tifozët tanë llapjanë.

Nën moton "Frymë e re për suksese të reja", vazhdojmë drejt realizimit të objektivave tona”, shkruan Bordi Drejtues, presidenti i klubit Beqir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat