Anglia U-21 finalistja e parë e Europianit

Futboll

Anglia U-21 finalistja e parë e Europianit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 21:01
Anglia U-21

Anglia është finalistja e parë e Kampionatit Europian U-21.

“Tre Luanët” triumfuan me rezultatin 0:3 ndaj Izraelit në gjysmëfinale, në një ndeshje që e dominuan të gjithën.

Rezultatin mund të ishte zhbllokuar që në minutën e 17’, por Gibbs-White humbi një penallti, ndërsa në minutën e 42’ ai rregulloi gabimin personal dhe realizoi golin e parë për anglezët.

Më pas në minutën e 63’ Palmer shënoi golin e dytë, teksa Archer vulosi sfidën në minutën e 90’.

Anglia tashmë është në pritje të fituesit të ndeshjes Spanjë-Ukrainë, e cila do të luhet këtë të mërkurë në orën 21:00.

“Tre Luanët” do të luajnë në një finale Europiane për herë të parë pas vitit 2009 dhe në total kjo është finalja e katërt në Europë për U-21 e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat