Sulmuesi i Kosovës rekordmen në La Liga

Futboll

Sulmuesi i Kosovës rekordmen në La Liga

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:06
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është “ylli” i Mallorca, teksa në sezonin që u mbyll u shpall shënuesi më i mirë i skuadrës me 15 gola të realizuar.

Sulmuesi nga Prizreni është idhulli i ri i tifozëve, që i kanë vënë nofkën “Pirati”. Vetë 29-vjeçarit i pëlqen ky emër e shpesh e kemi parë që të festojë duke mbuluar njërin sy, si një pirat i vërtetë.

Sulmuesi ka gjetur habitatin e tij të preferuar në Spanjë, pasi në sezonin e shkuar bëri mjaft mirë, duke regjistruar një nga sezonet më të mira të karrierës.

Shtatlarti ka arritur që të fitojë plot 199 duele ajrore.

Askush nuk ka mundur që të bëjë më mirë se sulmuesi i Kosovës, i cili në la Liga arriti që të renditej dhe si shënuesi i katërt më i mirë, pas Robert Lewandowskit, Karim Benzemasë dhe Joselu.

Muriqi e ndihmoi Mallorcan që të renditej në vendin e 9-të, dhe trajneri Aguirre e ka vlerësuar maksimalisht lojtarin nga Prizreni, pasi ishte insistimi i teknikut meksikan që skuadra spanjolle të blinte përfundimisht kartonin e Muriqit nga Lazio.

Pavarësisht ofertave, pritet që dhe në sezonin e ri Muriqi të jetë pika e referimit në majën e sulmit të Mallorcas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat