Krasniqi për Gjerajn: Model se si duhet ndjekur rrugën e suksesit

Futboll

Krasniqi për Gjerajn: Model se si duhet ndjekur rrugën e suksesit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:55
Robert Gjeraj

Njëri nga futbollistët më të mirë, që pati Kosova në 20-të vitet e fundit, Robert Gjeraj, i ka  dhënë lamtumirën lojës aktive.

Ai, kudo që luajti në klubet e ndryshme dha maksimumin, duke mos kursyer jo rrallë as pjesë të trupit, siç qe dhe ndeshja e barazhit.

‘I shkathët, i dashur për bashkëlojtarët e mbi të gjitha sportist shembull.

Kapiten me plotë kuptimin e fjalës.

Nuk ka se si, e përshkruan ndryshe personalitetin e tij. Thjeshtë i pa krahasueshëm.

Model se si duhet ndjekur rrugën e suksesit, për brezat e rinjë", ka thënë me nostalgji kryetari i klubit, Qemal Krasniqi.

Vetë Gjeraj, pohon se shumë të vështirë e ka ndarjen.

"Ndjehem i përmbushur pasi me Lirinë, arritëm të kthehemi në Superligë", tha ai mes lotësh.

Ndryshe, kapiteni Gjeraj do të vazhdoj me Lirinë, por me zejen e trajnerit.

Liria, pret shumë që Gjeraj, në detyrën e re të ketë shumë suksese, duke ditur përvojën e madhe.
Emri i tij, do të shkruhet me shkronja të arta, në historinë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat