Ugarte kërkon të sjellë “veshëllapushen” në Paris

Futboll

Ugarte kërkon të sjellë “veshëllapushen” në Paris

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:24
Ugarte

Pas prezantimit të teknikut, Luis Enrique dhe nënshkrimit me ish-“fantazistin” spanjoll të Real Madrid, Marco Asensio, “gjigandët” francezët të Paris Saint-Germain, duket se kanë gati dhe trasnferimin e radhës për këtë merkato vere.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Sporting Lisbon, Manuel Ugarte, i cili gjatë një interviste foli si futbollist i “parizienëve”, pavarësisht se transferimi nga skuadra portugeze te kampionët e Francës, nuk është zyrtarizuar ende.

“Në një skuadër aq të madhe sa PSG, objektivi duhet gjithmonë. të jetë Champions League.

Do të duhet të bëj mirë në sezonin tim debutues, të njoh shokët e mi, të përpiqem të jap më të mirën nga vetja.

Dua të vazhdoj të mësoj, jam ende i ri, por tashmë kam përjetuar shumë”,- u shpreh Ugarte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat