United gati 60 milionë euro për Hojlund

Futboll

United gati 60 milionë euro për Hojlund

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 21:19
Rasmus Hojlund

Pavarësisht refuzimit të ofertës së parë nga “bergamaskët” e Atalanta, për kartonin e “bomberit” danez,

Rasmus Hojlund, “djajtë e kuq” të Manchester United kanë vendosur të bëjnë një tjetër ofertë për talentin e sulmit.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, bordi i United beson se një ofertë prej 59 milionë eurosh është e mjaftueshme për të bindur klubin italian, me këta të fundit që më parë kanë njoftuar se nuk pranojnë oferta më të ulta se 60-70 milionë euro për danezin.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, me “bergamaskët”, Hojlund ia doli mjaft mirë, teksa në 34 ndeshjet e zhvilluara në “aventurën” e tij të parë në Itali shënoi plot 10 gola, si dhe dhuroi 4 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat