Mbappe thyen heshtjen pas ultimatumit të PSG-së

Futboll

Mbappe thyen heshtjen pas ultimatumit të PSG-së

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:26
Mbappe

Kylian Mbappé vazhdon të dërgojë mesazhe në rrjetet e tij sociale, ku ripërsërit interesimin për të vazhduar të luajë me PSG-në sezonin e ardhshëm. Strategji apo jo, realiteti është se fjalët e tij të vetme janë se dëshiron të përmbushë kontratën me skuadrën franceze.

Kjo është deklaruar sërish pas marrjes së çmimit për lojtarin më të mirë francez të sezonit 2022-2023, të dhënë nga “L’Equipe” dhe “France Football”. “Rruga vazhdon”, – ka shkruar ai, pasi ka falënderuar PSG-në dhe bashkëlojtarët francezë.

Mesazhi mbërrin i shoqëruar me një foto të Mbappé me trofeun.

Ky mesazh vjen vetëm 24 orë pasi u publikua letra e ashpër e PSG-së drejtuar Mbappe mbi dëshirën për t’u liruar në vitin 2024 dhe urdhri i Al Khelaifi për vetë futbollistin: “Nuk ka asnjë mundësi që ai të lirohet. Nëse nuk rinovon, ai do të duhet të shitet kësaj vere”.

Synimet e PSG-së janë të qarta dhe ata nuk mendojnë në asnjë mënyrë që lojtari të qëndrojë në Paris sezonin e ardhshëm, nëse nuk e zgjat kontratën. Skuadra franceze, për të respektuar “fair play financiar” nuk mund të lejojë që ylli dhe investimi i saj i madh të largohet falas verën e ardhshme.

Afati që PSG i ka dhënë Mbappe është fundi i muajit korrik.

Në datën 31 ai duhet të ketë një përgjigje përfundimtare për qëllimet e tij dhe nëse nuk rinovon kontratën, do ta detyrojnë të largohet. Kjo është ideja e klubit francez, i cili bie ndesh drejtpërdrejt me planet e Mbappe, që përfiton nga rasti më i vogël për të thënë do të vazhdojë edhe një vit në Paris.

Ndërkohë, Real Madridi monitoron ngjarjet, duke pritur mundësinë e tij, kur PSG, përfundimisht, t’i vendosë një çmim futbollistit dhe Mbappe të hapet për të negociuar largimin nga “Parce des Princes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat