Dalin në shitje biletat për ndeshjen Struga TL dhe Zalgiris

Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Struga TL dhe Zalgiris

Nga: K.G.. Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:31
Stadiumi në Ohër

Skuadra shqiptare Struga Trim Lum nga dita e djeshme ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të xhiros së parë kualifikuese për Champions League. 

Struga do të ballafaqohet me Zalgirisin nga Lituania. 

Bëhet e ditur se kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër pikërisht më 18 korrik, në orën 17:00.

Shitja bëhet online përmes “mctickets”, dhe çmimi i një bilete është 1.200 denarë maqedonas. 

Duke qenë se vetëm tribuna e re e stadiumit do të ketë spektatorë, për kërkesat e UEFA-s do të dalin në shitje gjithsej 1400 bileta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat