Hadroj rinovon me Partizanin deri në 2026-ën

Futboll

Hadroj rinovon me Partizanin deri në 2026-ën

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 20:59
Gaz Demi e Andri Hadroj

Andri Hadroj do të jetë pjesë e skuadrës së Partizanit deri në 20276-ën.

Përmes rrjeteve sociale kampionët e Shqipërisë bëjnë me dije se mbrojtësi 24-vjeçar ka rinovuar kontratën dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me ta.

“Partizani njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Andi Hadroj. Mbrojtësi 24 vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2026.

Një hap që konkretizon pozitivisht të ardhmen e titullarit të kampionëve, njëkohësisht edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues.”-shkruan Partizani në rrjetet sociale.

Hadroj u bashkua me “të kuqtë” e kryeqytetit në janar të 2022-shit nga Bylisi, ndërsa së fundmi palët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat