Legjenda e Milanit, merr detyrë të re në klub

Futboll

Legjenda e Milanit, merr detyrë të re në klub

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 09:22
Franco Baresi

Me ndryshimet që janë bërë në rang drejtues te klubi i Milanit, Franco Baresi do të përfshihet më shumë në aktivitetet e klubit.

Ish-kapiteni historik, aktualisht nënpresident nderi, sipas informacioneve të dhënë nga “Milannews” do të ndajë përvojën e tij për mbi 40-vjeçare me “kuqezinjtë” e Italisë dhe besueshmërinë e tij për të mirën e menaxhmentit dhe komponentit sportiv.

Ai do te kontribuoje në procesin e forcimit të “Djallit” pas riorganizimi të fundit të korporatës.

Baresi, i vlerësuar shumë nga pronarët dhe menaxhmenti i klubit, do të jetë një “garanci e mëtejshme për të gjithë tifozët, duke përfaqësuar vlerat themeluese dhe të pandryshuara të familjes ‘kuqezi’, ndërsa do të ketë më shumë të drejta vendimmarrjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat