Shabani rikthehet te Dukagjini

Futboll

Shabani rikthehet te Dukagjini

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 11:27
Shabani

Dukagjini ka njoftuar rikthimin e mesfushorit Bujar Shabani në skuadër, që është edhe transferimi i parë i konfirmuar nga klubi.

Shabani në sezonin e fundit ka luajtur te Ferizaj, ndërsa para një viti ishte pikërisht te Dukagjini.

“Futbollisti, Bujar Shabani rikthehet pas një viti përsëri ne Klinë, pas një sezoni të kaluar në klubin e Ferizajt, ndërsa për shumë vite Bujari siç dihet ishte pjesë edhe e klubit të Dritës”.

“Shabani, luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe ka një karrierë të pasur ne futbollin tonë”, thuhet në njoftim.

Dukagjini pritet të prezantojë edhe ardhjet e tjera në orët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat