Takon yllin shqiptar

Futboll

Takon yllin shqiptar

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 15:46
Shenasi Fazliji e Ebis Bardhi

Shenasi Fazliji, mërgimtar nga Zvicra, i cili ndodhet për pushime në vendlindjen e tij në Çerkez të Kumanovës, duket se ka realizuar dëshirën e tij, pasi ka bërë një foto me yllin shqiptar Enis Bardhi.

Ai e ka takuar Bardhin në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, derisa futbollisti po bëhej gati të udhëtonte për në Lubjanë për t’iu bashkuar skuadrës së tij Trabzonspor në përgatitjet verore.

“Unë dola në aeroport për ti pritur fëmijët mi që po vijnë nga Zvicra dhe rastësishtë e pash Enis Bardhin. Fillimisht e pyeta nëse është ai dhe pasi më tha po e përshëndeta dhe e bëmë një foto. Bardhin e admiroj si lojtar. Më kujtohen golat që ia pati shënuar Barcelonës.

Më pati gëzuar shumë, sepse unë jam fans i Realit. Bardhi meriton një skuadër më shumë se Trabzonspor”, tha mërgimtari Shenasi Fazliji, i gëzuar që e ka takuar Bardhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat