“Kam folur me Chris”, Loftus-Cheek zbulon kur Pulisic arrin në Milano

Futboll

“Kam folur me Chris”, Loftus-Cheek zbulon kur Pulisic arrin në Milano

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:56
Loftus-Cheek

Tanimë nuk është sekrete që Christian Pulisic pritet ta vazhdojë karrierën e tij te Milani.

Milani dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje të plotë për transferimin e Christian Pulisic, pak kohë pasi që dy skuadrat në fjalë finalizuan marrëveshjen për mesfushorin Ruben Loftus-Cheek.

Tani, ishte ky i fundit, Loftus-Cheek ai i cili e ka zbuluar se kur do të arrijë Pulicis në Milano.

“Christian Pulisic do të arrijë në Milano nesër. Kam folur me Chris, dhe ai do të bëjë gjëra të mëdha këtu në Milano”, tha Loftus-Cheek.

Po ashtu, Loftus-Cheek zbuloi edhe se çfarë i tha Paolo Maldini, i cili tanimë është shkarkuar nga Milani nga pozita e drejtorit sportiv.

“Maldini më tha se kishte mbetur i impresionuar nga paraqitjet e mija pas Milan-Chelseat (ndeshjes), jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Loftus-Cheek.

Chelsea besohet se e ka pranuar ofertën e Milanit prej 22 milionë eurove për Christian Pulisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat