Bisseck, përforcimi i ri i Inter

Futboll

Bisseck, përforcimi i ri i Inter

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 09:12
Yann Bisseck

Yann Bisseck do të bëhet lojtar i Inter gjatë ditës së mërkurë, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Testet mjekësore do të kryhen në mëngjes, pastaj do të nënshkruhet kontrata deri në qershor të vitit 2028.

Inter do t’i paguajë 7.5 milionë euro tek Aarhaus, klubi danez që ka kartonin e 22 vjeçarit.

Bisseck ishte i huazuar tek Koln në dy vjetët e fundit, duke fituar përvojë në futbollin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat