Një sulmues i mbyll derën Milanit

Futboll

Një sulmues i mbyll derën Milanit

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:11
Xhanluka Skamaka

Xhanluka Skamaka është dëshira e Milanit dhe shumë skuadrave të tjera në Itali për këtë merakto vere, por si duket sulmuesi italian që luan në Premier Ligë, ndihet mirë me Uest Hem dhe nuk ka në plan të largohet pasi sipas tij, ai ka gjetur gjënë më të mirë duke e konsideruar edhe NBA-n e futbollit.

“Fratezi kishte të drejtë që zgjodhi Interin sepse kishte mundësinë të luante në një klub të madh italian. Unë nuk e pata këtë mundësi, sepse në Itali paguajnë më pak dhe verën e kaluar kishte më pak para.

Unë jam më mendje hapur se Fratezi dhe jam i lumtur sepse luaj në Premier Ligë, NBA e futbollit.

Do të kthehesha në Itali nëse do të ishte një mundësi që nuk mund të humbet.

Nuk do ta konsideroja hap pas në karrierë sepse kemi një kampionat ndër më të mirët”, shprehet Skamaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat