​FIFA dënon Al -Nassrin, ia bllokon transferimet

Futboll

​FIFA dënon Al -Nassrin, ia bllokon transferimet

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:47
Cristiano Ronaldo

Al Nassrit të Cristiano Ronaldos i është ndaluar nga FIFA të regjistrojë lojtarë të rinj, vendim ky që ka shtangur ligën saudite pikërisht në kohën kur klubet e saj po derdhin miliarda euro për të transferuar lojtarë nga klubet evropiane.

Al Nassr, që përfundoi si i dyti në ligë vitin e kaluar, filloi ngjitjen në futbollit saudit kur ata transferuan Cristiano Ronaldon me një kontratë që vlen 173 milionë funte në vit.

Një mori emrash të tjerë të njohur janë zhvendosur në Lindjen e Mesme kohët e fundit , duke përfshirë Karim Benzema, Ruben Neves, N'Golo Kante, Kalidou Koulibaly dhe Edouard Mendy, ndërsa Steven Gerrard është bërë trajner i Al Ettifaq.

Al Nassr ka sjellë Marcelo Brozovic nga finalistët e Ligës së Kampionëve, Inter, por e ardhmja e tyre sa i përket blerjeve të reja tani ka hyrë në një rrugë të pa qartë.

Në fakt, FIFA e ka ndaluar klubin të regjistrojë nënshkrime të reja, qofshin këto transferime vendase apo ndërkombëtare.

Vendimi i FIFA-s vlen për tri afate kalimtare dhe ka të bëjë me dështimin e klubit për të paguar shtesat ndaj Leicester Cityt si pjesë e një marrëveshjeje prej 14 milionë funtesh për sulmuesin nigerian Ahmed Musa.

Thuhet se Nassr u detyrohet “dhelprave” 390,000 funte, por ende nuk janë paguar dhe tani janë ndëshkuar si rezultat i kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat