Xhekson përfundon nga Egnatia në elitën e Turqisë

Futboll

Xhekson përfundon nga Egnatia në elitën e Turqisë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 17:14
Xhekson në një veprim gjatë një ndeshje

Xhekson ishte një prej futbollistëve që shkëlqeu më së shumti te Egnatia.

Një lojtar me shumë kualitet që tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave.

Lojtari ishte shumë pranë nënshkrimit me Shkëndijën, teksa u arrit dakortësia mes të gjitha palëve.

Por në momentin e fundit, Xhekson refuzojë të nënshkruante.

Sipas informacioneve tona, kishte edhe një flirtim në distancë me Tiranën.

Megjithatë mundësi për të qenë në elitën e Turqisë hodhi poshtë çdo pistë tjetër.

Xhekson është lojtari më i ri i Instabulsporit, me kontratën që është firmosur, me një transferim shumë të rëndësishëm të Egnatias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat