Legjendat e futbollit takuan Agim Ademin

Futboll

Legjendat e futbollit takuan Agim Ademin

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 18:15
Pamje nga takimi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në takim ish-futbollistët e gjeneratës së artë të KF Prishtina, vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi dhe Sahit Kelmendin. I pari i FFK-së u shprehu mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindje vëllezërve Muriqi dhe i falënderoi ata për vizitën, teksa së bashku evokuan kujtime nga karriera e tyre.

Gjatë këtij takimi kreu i FFK-së i njoftoi mysafirët për zhvillimet dhe projektet e deritanishme, por edhe për progresin e futbollit në nivel të klubeve, si dhe me ecurinë e ekipeve kombëtare.

Vëllezërit Muriqi shprehën mirënjohjen e tyre për të arriturat e futbollit, teksa theksuan se më vëmendje i përcjellin paraqitjet e Kombëtares së Kosovës, por edhe të klubeve tona në garat ndërkombëtare.

Në fund, Fadil Muriqi pati një dhuratë nga Australia e largët për presidentin Ademi, derisa ky i fundit në shenjë respekti për kontributin e dhënë për futbollin e Kosovës i nderoi ata me fanellat e Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat