Shkolla e futbollit Istogu 03 në turneun e njohur në Danimarkë 

Futboll

Shkolla e futbollit Istogu 03 në turneun e njohur në Danimarkë 

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:49
Shkolla e Futbollit Istogu 03

Shkolla e Futbollit Istogu 03 po përgatitet për të marrë pjesë në turneun e njohur në Danimarkë, “Dana Cup 2023”.

Drejtuesit e kësaj shkolle thonë se përgatitjet po shkojnë sipas planit dhe sot janë pajisur edhe me viza.

“Shkolla e Futbollit Istogu 03 Gjenerata U17 u pajisen sot me viza të zonës Schengen të cilat do iu shërbejnë për udhëtimin dhe qëndrimin në Dana Cup 2023 që mbahet në Danimarkë!

Ju kujtojmë që turneu Dana Cup 2023 do të ketë gjithsejt 1114 ekipe nga mbi 80 shtete të botës!

Tek Gjenerata U17  ku do marrim pjesë janë gjithsejt 88 ekipe!

Istogu 03 që nga themelimi ka punuar pandërprerë që lojtarët e tyre të jenë pjesë e turneve ndërkombëtarë, ku këta të rinj do të njoftohen me kulturat e ndryshme sportive të globit!” -  njofton Shkolla e Futbollit Istogu 03.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat