Osmani i bashkohet Vardarit

Futboll

Osmani i bashkohet Vardarit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:17
Florent Osmani

Florent Osmani në sezonin e ri do të luaj për skuadrën e Vardar Negotinës që garon në Ligën e dytë maqedonase.

Sulmuesi shkupjan nga Llokomotiva u transferua te Vardari nga Negotina.

Futbollisti me përvojë sot ka nisur stërvitjet me klubin e ri, ku do të jetë një përforcim  i madh për skuadrën që siguroi Ligën e dytë përmes balotazhit.

35 vjeçari gjatë karrierës së gjatë ka luajtur për shumë klube si: Besa Dobërdoll, Struga Trim Lum, Gostivari, Skopje, vëllazërimi, Liria, Shkupi e disa të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat