Bujar Shabani: Kjo fitore do të mbetet në histori të klubit, të jemi të kujdesshëm në Gjibraltar  

Futboll

Bujar Shabani: Kjo fitore do të mbetet në histori të klubit, të jemi të kujdesshëm në Gjibraltar  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 korrik 2023 Në ora: 15:01
Bujar Shabani në veprim

Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ballafaqimin e parë të rrethit të parë të  kualifikueseve për Conference League në futboll. 

Klinasit debutuan me fitore, me rezultat 2:1 ndaj skuadrës nga Gjibraltari, FC Europa.

Dukagjini ka një epërsi minimale për ndeshjen e kthimit. 

Image

Dukagjini

Bujar Shabani, futbollist me përvojë, është krenar për fitore në debutim dhe beson e shpreson se me Dukagjinin do të kualifikohen në  rrethin e dytë, ku do t’i pret skuadra e njohur kroate Rijeka.

Shabani me një goditje volej ka realizuar eurogol në minutën e 30-të.

“Bota sot”: Dukagjini ka debutuar me fitore, a është një rezultat i volitshëm për ndeshjen e kthimit?

Bujar Shabani: Kënaqësi e veçantë për neve si grup që me debutuar në garat evropiane me fitore, kjo do të mbetet në histori të klubit pa dyshim.

Mirëpo, tash duhet të angazhohemi, edhe më shumë që të ruajmë këtë rezultat dhe të kalojmë tutje.

“Bota sot”: Keni shënuar prej golave më të bukur në karrierë, kujt ia dedikoni?

Bujar Shabani: Jam shumë i lumtur për golin pasi që vjen në ndeshje ndërkombëtare. Këtë gol ia dedikoj familjes që dje ishin në stadium për të me mbështet si gjithmonë.

“Bota sot”: Si e shihni ndeshjen e kthimit, ku mendoni se do të jeni më të mirë?

Bujar Shabani: Kemi më shumë kualitet dhe jem nivel më i lartë se kundërshtari por duhet të jemi të kujdesshëm. Kam besim të plot që do të shkojmë më tutje.

“Bota sot”: Në bazë të rasteve fitorja do të ishte më e thellë, por a ndikoi edhe presioni që ishte ndeshja e parë në garat evropiane?

Bujar Shabani: Jam i mendimit që si ndeshje e parë në arenën ndërkombëtare ndikoj që mos të jemi vetvetja. Me të qetë do të kishim një epërsi më të lartë.

"Bota sot": Çfarë i mungoi dje Dukagjinit në duel me FC Europa?

Bujar Shabani: Qetësia në fushë në momente kur duhet me bë dallimin edhe me kallëzuar që me të vërtet jemi një nivel më lart se kundërshtari.

Kjo bëri që ndeshje të shkoj si shkoj mirëpo në fund fitorja është gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat