Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 21:37
Vlladica Brdarovski

Luajti për dy sezone me Shkupin, “Komitët” dhunojnë Brdarovski-n në stërvitje!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku mësohet se Vlladica Brdarovski është sulmuar nga tifozët ndërsa ndodhej në stërvitje.

Mediet maqedonase raportojnë se Brdarovski ishte duke zhvilluar seancën stërvitore me ekipin e Vardarit, skuadër që këtë sezon do të luajë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, është sulmuar nga tifo-grupi i kësaj skuadre “Komitët”.

Raportohet se kryesori i tifozëve është futur në stërvitjen e futbollistëve të Vardarit dhe ka goditur Brdarovskin dhe shkak për këtë është bëtë fakti që mbrojtësi në vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat