Mahrezi pajtohet verbalisht me kushtet personale

Futboll

Mahrezi pajtohet verbalisht me kushtet personale

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:06
Mahrezi

Riyad Mahrez është gati të largohet nga Manchester City pasi ka rënë dakord verbalisht për kushtet personale me klubin e Arabisë Saudite, Al-Ahli.

Reprezentuesi algjerian kishte sqaruar më herët synimin e tij për t'u larguar nga City këtë verë dhe lojtari tani thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Ahli.

Ndërsa marrëveshja ende nuk është finalizuar, të dy klubet janë vendosur të zhvillojnë bisedime në 24 deri në 48 orët e ardhshme për transferimin e Mahrezit, raporton gazetari Ben Jacobs.

Al-Ahli thuhet se po përgatit një ofertë prej 30 milionë £ për lojtarin dhe do t'i ofrojë atij një pagë prej 25 milionë funtesh në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat