Interi i ofron Moratas kontratë katër vjeçare

Futboll

Interi i ofron Moratas kontratë katër vjeçare

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 00:05
Alvaro Morata.

Interi do të zhvillojë një takim të ri me përfaqësuesit e sulmuesit të Atleticos Alvaro Morata.

Spanjolli është kthyer në një nga objektivat kryesore të Nerazzurrëve në tregun e transferimeve ditët e fundit.

Sipas Nicolo Schira, të martën drejtuesit e Interit do të zhvillojnë një takim të ri me përfaqësuesit e futbollistit 30-vjeçar. Moratas do t’i ofrohet një kontratë për katër vjet. Gjithashtu vihet re se Interi do t’i ofrojnë Atleticos 12 milionë euro plus 3 milionë bonuse për transferimin e sulmuesit.

Ndër pretendentët për Alvaro Morata-n, kujtojmë, përfshiheshin edhe Juventusi, Roma, Milani dhe përfaqësues të kampionatit të Arabisë Saudite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat