​Onana përshëndetet me lojtarët e Interit

Futboll

​Onana përshëndetet me lojtarët e Interit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:20
André Onana

André Onana u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij të Interit dhe është gati t'i bashkohet Manchester Unitedit pas kryerjes së testeve mjekësore me “Djajtë e Kuq”.

“Nerazzurrët” kanë rënë dakord të shesin 27-vjeçarin për 55 milionë euro, duke përfshirë shtesat .

“Sky Sport Italia” dhe Fabrizio Romano raportojnë se kamerunasi u tha lamtumirë shokëve të tij të Interit të martën në mëngjes përpara se të largohej nga qendra stërvitore.

Romano pretendon se Onana do të udhëtojë drejt Anglisë sonte, për të kryer testet mjekësore dhe nënshkruar kontratën e tij me “Djajtë e Kuq“midis të mërkurës dhe të enjtes.

Ai pritet t'i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në SHBA në fund të kësaj jave.

Interi është në bisedime me Bayern Munich për Yann Sommer, por bavarezët presin që Nerazzurrët të paguajnë klauzolën e tij prej 6 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat