Gëzim Daka: Lavdi trimave, ish futbollistëve, në kujtim të dëshmorit të kombit Përparim Thaçi dhe Komandant Xhavit Elshanit 

Futboll

Gëzim Daka: Lavdi trimave, ish futbollistëve, në kujtim të dëshmorit të kombit Përparim Thaçi dhe Komandant Xhavit Elshanit 

Nga: K.G. Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:29
Homazhe të dëshmori i kombit Përparim Thaçi dhe Komandant Xhavit Elshanit 

Është mbajtur turneu i futbollit në nderim të dëshmorit të kombit Përparim Thaçi dhe komandant Xhavit Elshanit.

Organizator i turnet ishte Faik Berisha, ish futbollist dhe bashkëluftëtari i Përparim Thaçit dhe komandant Xhavit Elshanit 

Turneu u mbajt në oborrin e shkollës në Landovicë dhe morën pjesë 10 ekipe të veteranëve të viteve të gjeneratës së sakrificës.

Në turne dhe në homazhe morën pjesë shumë futbollistë të cilët iu bashkuan radhëve (viti 1998) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në luftë kundër okupatorit serb. 

“Është mbajtur turneun në futboll në kujtim të dëshmorit të kombit Përparim Thaçi dhe Komandant Xhavit Elshanit, të dy ish futbollistë të viteve 1990- 1998.

Me veteranët e futbollit po edhe luftëtarët e lirisë ish futbollistë të viteve 1990 – 1998 

Homazhe pranë varrezave Dëshmorëve në Landovicë.

Lavdi trimave”, ka shkruar Gëzim Daka, ish futbollist i gjeneratës së sakrificës. 

Faik Berisha tha se ishte një ditë e veçantë. “Është një ditë që i kemi mbledh futbollistët e viteve të 90-a, së bashku kemi luajtur me Xhavit Elshanin dhe Përparim Thaçin. Janë të rrethit nga Gjakova, Studençanit, Vërrinit, Xërxës, nga rrethi i Hasit, me gjithë që kemi luajtur në vitet e 90-ta deri në fillimin e luftës. Janë edhe shokë tanë që kanë marrë pjesë në luftë, disa janë edhe invalidë.

Pas shumë viteve jemi duke u takuar me disa edhe për herë parë që nuk jemi pa prej pasluftës.

Çfarë kushte kemi luajtur atëkohë, ka qenë situatë e vështirë, terrene të vështira dhe nuk kemi luajtur deri në fund pa na penguar okupatori serb.

Tani është një pamje që me pa të rinj, jemi të lirë dhe kemi kushte shumë më të mira që kemi luajtur ne dhe me ecur përpara futbolli”, tha mes të tjera Berisha.

Gëzim Daka tha se është kënaqësi që u takuam pas shumë viteve.

“Çka është më kryesorja dhe ajo sublimja, që sot i kemi dy shokë tanë dhe ish bashkëlojtarë dëshmorë.

Jemi krenar që i kemi pas në mesin tonë”, thotë mes të tjera Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat