Partizani nuk ndryshon

Futboll

Partizani nuk ndryshon

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 19:40
Zoran Zekiq

Partizani do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen më të rëndësishme të sezonit që për të kuqtë nisi me atë barazim të një jave më parë në “Arenën kombëtare”.

Në Hungari, BATE Borisov pritëse do të sfidojë demat e Shqipërisë në 90 apo 120 minuta shumë të rëndësishme për financat e të dyja klubeve.

Një kalim i mundshëm i turit do të shtonte rreth një milionë euro në arkën e kampiuonëve të Shqipërisë, të cilët mund të ndërtojnë me komoditet një skuadër konkurruese edhe për sezonet e arshshme ndërsa sportivisht, kualifikimi e afron edhe më shumë Partizanin me fazën  e grupeve në Conference League.

Për t'i bërë ballë skuadrës bjelloruse trajneri Zoran Zekiq do të hedhë në fushë formacon identik me atë të ndeshjes së Tiranës pasi problemet e vetme që hasi ajo skuadër ishin në aspektin fizik por taktikisht skuadra dha sinjalet e duhura. Eros Grezda do ta nisë sërish nga stoli ndërsa Telushi nuk do të jetë më një alternativë për të kuqtë që do t’ia besojnë sulmin treshes Mba, Da Silva, Cara me shqiptarin të avantazhuar për ta nisur nga krahu i majtë por me lejen për të vepruar edhe si sulmues qëndre.

Ndeshja do të luhet sonte në orën 20:00 në stadiumin e qytetit Mezokovesd pasi Bjellorusia nuk lejohet të organizojë ndeshje pritëse as në nivel klubesh për shkak të mbështetjes që i jep Rusisë në luftën e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat