Mediet britanike: Fabinho i bashkohet Benzema-s dhe Kante-s

Futboll

Mediet britanike: Fabinho i bashkohet Benzema-s dhe Kante-s

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:31
Fabinho

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho, raportohet se ka pranuar të largohet nga “Anfield” për t’u transferuar te Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

Sipas medieve britanike, tashmë gjithçka është e kryer dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për t’u arritur marrëveshja mes palëve.

Liverpooli thuhet se ka pranuar ofertën e Al-Ittihad në vlerë prej 40 milionë paundë për brazilianin, i cili tashmë ka rënë dakord me kushtet që i ka ofruar klubi arab.

Mesfushori brazilian ka vendosur të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij futbollistike.

Fabinho do të bashkohet me N'Golo Kante dhe Karim Benzema tek Al-Ittihad, ku do të stërvitet nga ish-menaxheri i Wolves dhe Tottenhamit, Nuno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat