Ilir Daja ruan formacionin fitues

Futboll

Ilir Daja ruan formacionin fitues

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 19:24
Pamje nga ndeshja e parë

Ilir Daja ruan formacionin fitues!

Formacioni fitues nuk ndryshohet. Kjo është një aksiomë e futbollit e natyrisht nuk ka si të mos e përqafojë trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

Tekniku nga Tirana ka përzgjedhur të njëjtin formacion titullar në sfidën e kthimit ndaj Ludogorets, në raundin e parë kualifikues të Championsit.

Në transfertën bullgare, ku kampionëve të Kosovës do t’u duhet thjesht të administrojnë rezultatin 2-0 të arritur në “Fadil Vokrri”, në portë do të jetë Koliçi; në mbrojtje Thaqi, Dellova, Jashanica dhe Trashi; në mesfushë Emërllahu, Kuc dhe Zyba; në sulm treshja Korenica-Rrahmani-Gripshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat