Walker informon Guardiolën për vendimin e tij

Futboll

Walker informon Guardiolën për vendimin e tij

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 22:38
Walker

Mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker, do të transferohet te Bayern Munich.

Siç u bë e ditur së fundmi, futbollisti 33-vjeçar po shkon në kampin përgatitor parasezonal në Japoni në vendndodhjen e “qytetarëve”, por kjo nuk do të jetë pengesë për transferimin te Bayern.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Walker, në një bisedë personale me Josep Guadriola, kishte njoftuar tashmë vendimin e tij për të vazhduar karrierën në klubin gjerman.

Së shpejti kryesia e gjigantit gjerman do të bëjë një ofertë zyrtare për anglezin.

Kyle Walker është me Manchester City që nga viti 2017, duke bërë 254 paraqitje për ekipin në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat