Neymar “thyen” heshtjen

Futboll

Neymar “thyen” heshtjen

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:04
Neymar

Neymar duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin e pësuar në muajin maj dhe është gati për sezonin e ri. E ardhmja e tij ka qenë tepër e diskutuar me tifozët e Paris Saint-Germain që janë vendosur kundër yllit brazilian. Megjithatë, vetë sulmuesi duket se nuk i merr shumë në konsideratë ultrasit francezë dhe shprehet se duan apo sduan ata, ai do të qëndrojë në Paris edhe për sezonin e ardhshëm.

“Shpresoj të luaj me PSG, nuk ka shumë për të thënë rreth se ardhmes sime. Kam një kontratë me Parisin dhe deri tani klubi nuk më ka komunikuar ndonjë vendim.

Dëmtimi në kyçin e këmbës ishte i rëndë, ishte një periudhë e vështirë për mua.

Por, tani shoh përpara dhe dua të rikthehem në formën më të mirë. Fitoret dhe titujt janë të rëndësishëm, por në këtë moment dua vetëm të luaj sërish futboll të bukur”, u shpreh Neymar.

Ndër të tjera, 31-vjeçari zbuloi për herë të parë se disfata nga penalltitë në Botërorin e Katarit përballë Kroacisë e bëri të vuante shumë. Neymar tregoi se kishte qarë për pesë ditë me radhë, madje kishte menduar edhe të tërhiqej nga kombëtarja Selecao.

Të them të drejtën pas Botërorit mendova të tërhiqem nga kombëtarja. Nuk doja të luaja më për kombëtaren, por tani kam ndryshuar mendim. Për mua ishte shumë e vështirë të shihja familjen time të mërzitur, por duhet ta kalojmë dhe të mendojmë për më të mirën.

Për mua ishte shumë e dhimbshme që ëndrra për të fituar nuk u bë realitet. Kam qarë për pesë ditë me radhë. Nëse do të ishte në dorën time do hiqja dorë edhe nga goli në ndeshjen me Kroacinë. Le të mbyllej ndeshja 0-0 dhe më pas të humbisnim, por ishte shumë e rëndë sepse kaluam të parët në avantazh, u barazuam dhe në fund u mposhtëm”, tha Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat