Rabiot zbulon arsyen e qëndrimit të Juventusi

Futboll

Rabiot zbulon arsyen e qëndrimit të Juventusi

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 12:59
Rabiot

Ishte një nga më të kërkuarit e tregut të kësaj verë. Megjithatë, francezi Adrien Rabiot vendosi t’i qëndrojë besnik Juventusit, duke rinovuar kontratën e re me gjigantin italian.

Reprezentuesi i Francës, ka thënë se ishte Massimiliano Allegri njeriu që e bindi të qëndrojë në Torino.

Sipas tij, edhe stafi drejtues i Juvës dhe shokët e tij insistuan që ai të vazhdojë ‘martesën’ me ‘Zonjën e Vjetër’.

“Qëndrimi im në Torino? Nuk ka asgjë për të fshehur. Allegri më donte shumë, madje më thirri gjatë pushimeve. Përveç tij, edhe Cherubini dhe i gjithë stafi, drejtuesit dhe shokët e mi bënë aq shumë për të më bindur mua, sa nuk mund të refuzoja”, ka thënë Rabiot.

Francezi sezonin e fundit shfaqi performancë të lartë në skuadrën torineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat