Pochettino paralajmëron largime

Futboll

Pochettino paralajmëron largime

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:00
Pochettino

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino, është ankuar se ka shumë lojtarë në skuadër.

Strategu argjentinas pas fitores në miqësoren kundër Ërexham (5-0), tha se në ekipin e tij aktualisht ka shumë futbollistë.

Pochettino thotë se duhet vlerësuar secilin lojtarë e më pas të merren vendimet për ta.

“Kemi shumë lojtarë në ekip.

Ne duhet t'i vlerësojmë dhe t'i analizojmë, më pas të shohim çfarë ndodh.

Sigurisht se do të merren shumë vendime.

Por, është mirë që kemi mundësinë t’i shohim të gjithë këta djem të rinj që mund të tregojnë cilësinë e tyre.

Është e rëndësishme për t’i parë dhe që në fund të kemi një vlerësim real. Sigurisht që të gjithë kanë cilësi, por ata kanë nevojë për kohë dhe hapësirë për të treguar se ata mund të konkurrojnë për një vend në ekip”, ka thënë Pochettino.

Ai u shpreh i kënaqur me lojtarët e tij të rinj në fitoren ndaj Wrexham.

“Jam i kënaqur me të gjithë. Gjithmonë është e vështirë ndeshja e parë”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat