Vllaznia kërkon mrekullinë

Futboll

Vllaznia kërkon mrekullinë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:20
Memelli

E vërteta është se një humbje e tillë nuk mund të quhet fundi I botës.

Tek Vllaznia me të drejtë mendojnë se disfata 1-3 në fushën e Linfildit në Irlandën e Veriut mund të përmbyset dhe të sigurohet kualifikimi për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

E thotë trajneri Migen Memelli dhe e përforcon lojtari më me emër i ekipit, Bekim Balaj, por gjithsesi, pyetja është nëse kjo Vllazni e ka potencialin për t’ia dalë sonte në orën 20:45 në “Loro Boriçi?

Besoj që kjo javë ka qenë një javë reflektimi se si duhet të përmirësojmë gjërat dhe çfarë të bëjmë përballë kësaj skuadre. Në javën e parë ishte njohja që duhet të bëjmë më kundërshtarin.

Nisur nga kjo them se skuadra është stërvitur shumë mirë, besimi nuk mungon dhe kam besim se çunat do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë.

Nuk kemi ndryshuar shumë, ajo që mendoj dhe besoj është që atmosfera do të në ndihmojë me tifozët dhe nisur nga kjo besoj motivimi do të jetë shumë herë më i lartë se sa ka qenë.

Formacioni? Nuk e kemi vendosur akoma sepse është edhe një stërvitje e fundit. Besoj do të ndajmë nesër në mëngjes pasi siç na ndodhi në Belfast që Gruda për arsye shëndetësore mungoi, ka edhe të tilla raste që nuk mund të shmangen.

Për momentin nuk kemi dëmtime. Esini ka qenë pak pa qejf nga ndeshja e Belfast, por është stërvitur rregullisht në ndeshjet e fundit", tha Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat