Europa - Dukagjini, formacionet zyrtare

Futboll

Europa - Dukagjini, formacionet zyrtare

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:36
Pamje nga një ndeshje

Europa FC dhe Dukagjini i Klinës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi i Armend Dallkut synon rezultat pozitiv për të kaluar tutje në raundin e dytë, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Takimi mes klinasve dhe klubit nga Gjibraltari pritet të zhvillohet në “Victoria Stadium” me fillim nga ora 17:00.

Trajneri i klubit nga Kosova ka vendosur të startoj në këtë ndeshje me formacionet më të mirë të mundshme, edhe përkundër disa mungesave.

Ardin Dallku mungon shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen e parë, ndërsa Ahmed Januzi dhe Marcelei Santos kanë shqetësime të lëndimeve.

Formacionet zyrtare

Europa FC: Zappacosta; Olmas, Jesus Pozo, Paul Curado, Tello’ Bella, Quintana, Hernandez; Gimenez, Ruiz, Valle; 

Dukagjini: Haxhihamza; Kuçi, Syla, Basri, Kameraj; Iran Junior, Hugo, Shabani; Shala, Mërlaku, Zulfiji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat