Drenica nis organizimin

Futboll

Drenica nis organizimin

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:20
Drenica

Skuadra e Drenicës ka filluar me organizimin për edicionin e ri.

Kuqezinjtë do të luajnë në Ligën e Parë dhe tashmë duket se problemet organizative nuk ekzistojnë.

Javën e kaluar u formua kryesia e re, kurse tashmë është vendosur edhe për trajnerin që do të jetë në krye të skuadrës për edicionin 2023/2024.

Sunaj Keçi është trajneri që do ta drejtojë Drenicën, me Keçin që tashmë po udhëheq stërvitjet e skuadrës.

Klubi është duke punuar edhe për disa transferime të futbollistëve, me gjërat që pritet të konkretizohen shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat