Pochettino: Duhen blerje të tjera

Futboll

Pochettino: Duhen blerje të tjera

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:34
Pochettino

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino pranon se dëshiron më shumë nënshkrime të reja para mbylljes merkatos të verës.

Pochettino pranon se skuadra e tij ka mungesë të përvojës dhe do të donte të shihte përforcime të reja menjëherë. Argjentinasi këtë e tha gjatë paraqitjes së fundit televizive, ku theksoi se dëshiron ta kompletoj sa më shpejt skuadrën për sezonin e ri.

“Çfarë mendoni? Është e qartë se çdo trajner do të donte të mbyllte skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Nëse është e mundur, sillni lojtarët këtu në SHBA.

Nëse jo, nuk është problem.

Jam i kënaqur me mënyrën se si po punojmë në këtë proces për të përmirësuar skuadrën.

Drejtorët sportivë, bordi po punojnë shumë për të sjellë njerëzit e duhur, lojtarët dhe profilin e duhur në skuadër. Jam shumë i lumtur në mënyrën se si ata po punojnë”, përfundoi trajneri i Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat