“Derë e hapur” për Mbappe, klubi anglez futet në garë për francezin

Futboll

“Derë e hapur” për Mbappe, klubi anglez futet në garë për francezin

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:46
Mbappe

Çështja e Kylian Mbappe tashmë po zgjerohet.

Pas vendimin ditën e djeshme nga klubi i PSG-së se Mbappe është në merkato, klubet me kapacitet monetar janë duke tentuar transferimin e sulmuesit francez.

Real Madrid dihet që është klubi i parë në pole-position për të nënshkruar me të, por “Sport” raportoi ditën e sotme se edhe Al Hilal nga Arabia Saudite është gati të bëjë çmendurinë për ta veshur me ar një nga lojtarët më të mirë në botë.

Së fundmi, raportohet nga “RMC Sport” se edhe Chelsea është duke menduar seriozisht transferimin e Mbappe. Sipas këtij mediumi, “Blutë” e Londrës janë duke studiuar pistën që do të çojë në transferimin e tij të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat