Ambiciet e lojtarit

Futboll

Ambiciet e lojtarit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 15:28
Kim Min-jae

Kim Min-jae është vlerësuar nga analistët e futbollit europian si një “mur” i vërtetë në repartin e prapavijës, duke shërbyer si komponentë thelbësorë në ecurinë fantastike të Napolit, si në suksesin e titullit kampion pas 33 vitesh të munguar, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, e përkthyer me zero driblime nga lojtarët kundërshtarë, duke vendosur rekord. 

Dita e djeshme në prag të nisjes me bavarezët drejt Azisë, nga ku ekipi i Tuhelit do të kryejë fazën përgatitore, 26-vjeçari korean ka folur përpara mediave, duke u treguar shokëve të rinj se çfarë ambicie ka, të cilën përpiqet ta transmetojë edhe te pjesa tjetër, pa lënë mënjanë përvojën napolitane dhe influencën e Tomas Tuelit

”Nuk kam frikë të flas hapur e të tregoj vullnetin tim në kuadër të kësaj sfide të re, lideri i mbrojtjes.

Më pëlqen të udhëheq dhe të kontribuoj si shembull pozitiv te grupi.

E di se çfarë potenciali kanë shokët e rinj dhe sa të aftë janë, por kjo nuk më pengon apo kufizon për të treguar pritshmëritë.

Shpresoj se gjithçka do të shkojë sipas planit”, pohonte i qetë koreano-jugori..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat