Bregu prezantohet te skuadra e re

Futboll

Bregu prezantohet te skuadra e re

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 00:13
Pamje nga prezantimi

Dejvi Bregu do të vijojë të luajë në Turqi, por jo tek Boluspor. Sulmuesi do të jetë pjesë e Umraniyesporin për sezonin e ardhshëm.

Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin, i cili transferohet si një lojtar i lirë.

27-vjeçari vlonjat, në sezonin e fundit luajti në 31 ndeshje në divizionin e parë dhe 3 në Kupën e Turqisë, ndërsa regjistroi 7 gola dhe 5 asistime me Bolusporin.

Umraniyespori do të kërkojë rikthimin në elitën e futbollit turk dhe beson se Bregu do të japë kontribut të rëndësishëm për arritjen e këtij objektivi.

Krahas eksperiencës me Bolusporin, Bregu në të shkuarën ka qenë pjesë e Flamurtarit, Luftëtarit, Skënderbeut dhe Teutës, ndërkohë që tani do të ketë aventurën e gjashtë në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat