​Chelsea humb durimin me Lukakun

Futboll

​Chelsea humb durimin me Lukakun

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 08:34
Lukaku

Chelsea po humb durimin me Romelu Lukakun, i cili nuk është i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite dhe vazhdon të presë për një klub të ri evropian.

“Gazeta dello sport” pretendon se Al-Hilal e ka rritur ofertën e tyre për 30-vjeçarin në 50 milionë euro në sezon. Skuadra Saudite ka propozuar të njëjtën ofertë për Chelsean, më e lartë se oferta prej 40 milionë euro e Juventusit .

Chelsea po humbet durimin me ish -sulmuesin e Interit dhe po e shtyn agjentin e tij që të marrë një vendim për të ardhmen e Lukakut.

Belgu refuzoi t'i përgjigjej thirrjeve të Interit javën e kaluar dhe në vend të kësaj hapi bisedimet me Juventusin. Prandaj, “Nerazzurrët” janë tërhequr nga gara për nënshkrimin e tij dhe po synojnë emra si Alvaro Morata dhe Folarin Balogun.

Lukaku aktualisht po stërvitet në Cobham dhe nuk i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së Chelseat në SHBA për turneun e tyre para-sezonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat