Shumë pranë zyrtarizimit, Walker drejt Bayern Munich

Futboll

Shumë pranë zyrtarizimit, Walker drejt Bayern Munich

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 21:27
Walker

Me kalimin e ditëve, “bavarezët” e Bayern Munich janë gjithnjë e më afër nënshkrimit me anësorin e krahut të djathtë të mbrojtje së Manchester City, Kyle Walker dhe pritet që në ditët në vazhdim të vijë dhe zyrtarizimi.

Në ditët në vijim pritet një takim vendimtar në Japoni mes drejtuesve gjermanë dhe atyre të Manchester City, të cilë tashmë janë në dijeni të dëshirës së mbrojtësit anglez për të nisur një “aventurë” të re.

City dhe Bayern takohen në fushë të mërkurën, por Walker nuk do të jetë në ndeshje.

Mbrojtësi anglez nuk do të dalë në fushë për të shmangur dëmtimet, duke pasur parasysh marrëveshjen tashmë të afërt mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat