Antonio Conte nuk mundi të qëndronte më shumë se dy sezone

Futboll

Antonio Conte nuk mundi të qëndronte më shumë se dy sezone

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:40
Conte

Trajneri Antonio Conte nuk mundi të qëndronte më shumë se dy sezone tek Tottenham, teksa italiani u shkarkua për shkak rezultateve të dobta. Sezoni 2022/2023 nisi me objektiva madhorë për Spurs-at, por diku nga mesi i sezonit rezultatet nisin të mungonin dhe skuadra humbi shumë terren me ekipet kryesuese të kampionatit duke e bërë të pamundur misionin e Contes.

Së fundmi, është mbrojtësi Christian Romero i cili zbulon se rezultatet negative vinin edhe si pasojë e përçarjes së skuadrës duke qenë se jo të gjithë lojtarët ishin dakord me metodat e Antonio Contes. Argjentinasi theksoi se pasi u kthye nga Kupa e Botës në Katar, gjeti një atmosferë shumë negative në dhomat e zhveshjes.

“Fitova Kupën e Botës me Argjentinën dhe u riktheva te Tottenham.

Por, aty ambienti kishte ndryshuar shumë, gjeta një skuadër të përçarë.

Pashë që grupi i futbollistëve nuk ishte më dakord me stafin teknik. Fitonim një ndeshje dhe humbisnim dy të tjera.

Bëhet shumë e vështirë kur skuadra është e përçarë dhe trajneri me lojtarët nuk ecin në të njëjtin drejtim.

Por, unë jam i pari që mbaj përgjegjësi për atmosferën e krijuar dhe për rezultatet e dobta.

Nuk jam aspak i kënaqur me mënyrën si e mbyllëm sezonin dhe tani jam gati t’ia shpërblej besimin klubit”, u shpreh Romero.

Kujtojmë se Tottenham e mbylli garën në kampionat në vendin e tetë, renditja e tyre më e keqe prej sezonit 2008/2009, kur edhe në atë periudhë e mbyllën Premier League po në vendin e tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat