Koubek: Drita është një ekip i mirë, e respektojmë 

Futboll

Koubek: Drita është një ekip i mirë, e respektojmë 

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2023 Në ora: 23:44
Koubek e Kalvach

Drita e Gjilanit është para sprovës së madhe, e cila nesër (19.00) do të luajë në konak të skuadrës së njohur çeke, Viktoria Plzen, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League në futboll. 

“Skenari dhe fotografia e lojës do të jenë të ngjashme me atë të Teplices. 

Ne analizuam se çfarë nuk shkonte në Teplice dhe shpresoj se do të reagojmë drejt ndaj këtyre mangësive”, tha trajneri Miroslav Koubek.

“Duhet të shënojmë gola, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Duhet të përmirësohemi në luftim, lëvizje, mbajtje më të mirë të topit.

Ne gjithashtu duhet të jemi më të rrezikshëm dhe të drejtpërdrejtë.

Këto janë gjërat që duhet të përmirësojmë para ndeshjes”, tha futbollisti Lukash Kalvach.

“Drita është një ekip i mirë, e respektojmë, por në të njëjtën kohë nuk e refuzojmë rolin e favoritit, duhet ta pranojmë”, tha trajneri Koubek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat