​Dukagjini dhe Drita luajnë sot në Evropë

Futboll

​Dukagjini dhe Drita luajnë sot në Evropë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Pasi arriti që të kalojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës duke bërë historinë e klubit, Dukagjini sot luan sfidën e parë të këtij raundit ku do të përballet me skuadrën kroate Rijeka.

Rijeka është ekip me përvojë në garat evropiane, andaj skuadra e Armend Dallkut nuk do ta ketë aspak të lehtë. Sfida mes tyre do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Aventurën në këtë kompeticio e nis sot edhe nënkampioni i Kosovës, Drita.

Skuadra gjilanase do të ketë punë me skuadrën nga Republika e Çekisë, Viktoria Plzen. Ndeshja e parë luhen ë Çeki, sonte me fillim nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat