Arteta i përgjigjet kritikave të Xavit

Futboll

Arteta i përgjigjet kritikave të Xavit

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 13:28
Xavi e Arteta

Mikel Arteta nuk ishte i gatshëm të pranonte kritikat ndaj tij dhe lojtarëve gjatë fitores së tyre miqësore ndaj Barcelonës.

“Topçinjtë” e fituan këtë ndeshje me rezultatin 5:3. Ndeshja u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Xavi u ankua për lojën e londinezëve, duke theksuar se intensiteti i treguar nga nuk ishte “normal”.

“Që në përballjen e parë u bë vërtetë konkurrues për një ndeshje miqësore.

Të luash para 70,000 njerëzve krijon një atmosferë dhe ata janë lojtarë elitarë që të gjithë duan të fitojnë”, tha fillimisht Arteta në kundërpërgjigjen e tij.

Ai pranon se disa nga goditjet ishin pak të ashpra për nivelin e ndeshjes, por theksoi se nuk kishte asgjë në dorë.

“Në fund mendoj se ishte paksa e tepërt për një miqësore, por futbolli u përket lojtarëve dhe sapo të fillojë ndeshja ata do të rebelohen kundër trajnerëve dhe do të bëjnë atë që duan.

Sapo të ketë faullin e parë të lojës, ata do të fillojnë të bëhen intensiv, por mendoj se shfaqja që kemi bërë për të gjithë njerëzit që erdhën për të parë ishte shumë e mirë”, deklaroi Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat