Interi dhe Juventusi në garë për transferimin e Augustos

Futboll

Interi dhe Juventusi në garë për transferimin e Augustos

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:39
Augustos

Interi dhe Juventusi janë favoritët aktualë për të siguruar shërbimet e Carlos Augusto këtë verë.

24-vjeçari kontribuoi me gjashtë gola dhe pesë asistime në Serie A gjatë sezonit 2022-23, por tani është në vitin e fundit të kontratës së tij me Monza, e cila skadon më 30 qershor 2024.

Monza nënshkroi së fundmi me Georgios Kyriakopulos dhe tani Augusto e ka rrugën e hapur për t’u larguar.

Sipas raportimeve nga “Calciomercato”, Interi e pëlqen brazilianin tash e një kohë dhe drejtorët, Beppe Marotta e Piero Ausilio, kanë filluar tashmë bisedimet për transferimin e tij.

“Nerazzurrët” thuhet se presin të shesin Robin Gosens përpara se të sjellin një tjetër opsion për të konkurruar me Federico Dimarco në krahun e majtë.

Juventusi gjithashtu i është drejtuar së fundmi Monzas për informacion në lidhje me situatën e Augustos. “Bianconerët” gjithashtu mund të transferojnë të paktën një mbrojtës të krahut këtë verë.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili klub do të fitojë garën për transferimin e Carlos Augustos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat