Partizani njofton prishjen e kontratës me sulmuesin

Futboll

Partizani njofton prishjen e kontratës me sulmuesin

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:45
Remzifaik Selmani

Partizani ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Remzifaik Selmani.

Lojtari dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Klubi i Partizanit e ka bërë të ditur këtë lajm me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke e falenderuar lojtarin për atë çka ka dhënë me fanellën e “demave”.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin.

Sulmuesi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Faleminderit Remzifaik Selmani për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive", njofton KF Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat