Liria U21 është gati për sfida 

Futboll

Liria U21 është gati për sfida 

Nga: K. G. Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:08
Liria U21

Klubi i futbollit Liria U21 është gati për sfida. 

Djelmoshat e Lirisë mezi presin garat për edicionin e ri, të parin në histori të futbollit në Kosovë.

“U 21-shët e KF Liria në dy takimet e fundit kontrolluese dëshmuan përgatitje të lartë fizike dhe performansë tejet të kënaqshme në përgjithësi në të gjitha aspektet me ç'rast shënuan dy fitore bindëse. 

“Me orarin e takimeve të kampionatit në Superligën e Kosovës jemi të kënaqur dhe besojmë se ekipi ynë është i gatshëm edhe për sfidat tjetra të radhës”, - u  shpreh trajneri Robert Gjeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat